I dënuar 2 muaj për ndërtim pa leje, arrestohet në Kapshticë

661
Ndalohet nga policia pasi është dënuar nga Gjykata me dy muaj burg për një ndertim të paligjshëm. Ndalimi i tij u be nga policia e kapshticës ndëkrhë që ai ishte duke hyre në territorein shqiptar.
Në njëftimin e policisë thuhet se: Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Gersi Tusha, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të formës së prerë datë 02.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199 i Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Komisariati i Policisë nr 6 në Tiranë.
Sigal