I dënuar 13 vjet për mashtrim, ekstradohet nga Hungaria, emri

612
Eshte ekstraduar në vendin tonë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i arrestuar në Hungari. Ai është i dënuar me 13 vjete burg nga gjykatat shqiptare për mashtrim. Valon Kyçyku është sjellë në rinas gjate ditë së sotme nga Interpoli.
Në njoftimin e policisë thuhet se: Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar: Valon Kyçyku, 37 vjeç, lindur në Kosovë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/ b të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Sigal