I dëmtuan pronën/ 44-vjeçari mban peng dy të rinjtë

415
Një shtetas 44-vjeçar ka mbajtur peng dy të rinj për gati 4 orë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se ka arrestuar shtetasin Ali Bardhi, 44 vjeç, banues në fshatin Godolesh Elbasan. Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të ketë mbajtur rreth katër orë shtetasit A.Ç, 21 vjeç dhe shtetasin E.H, 16 vjeç, të dy banues në fshatin Godolesh Elbasan, me pretendimin se pasi janë futur në Ullishten në pronësi të tij, ia kanë dëmtuar. Më pas dy shtetasit A.Ç dhe E.H, janë lënë të lirë nga shtetasi Ali Bardhi, pasi është paguar me një sasi prej 5000 lekë (të reja) nga familjarët e dy shtetasve.
Sigal