I dehuri terrorizon Pukën, rrëmben kallashin dhe qëllon në ajër gjithë natën (Emri)

540
Një 66-vjeçar nga fshati Shkozë, në Pukë është vënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohet për “Prishje të qetësisë publike”. Nikoll Prendi, në gjendje të dehur, ka marrë një armë zjarri kallashknikov mbrëmjem e djeshme, dhe gjatë gjithë natës ka qëlluar në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës.
Policia e Pukës njofton se rreth orës 00.35, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë, ka mbritur një telefonatë se në fshatin Shkozë, Njësia Administrative Gjegjan, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij shtetasi Nikoll Prendi po gjuante me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë Pukë pasi kanë vlerësuar situatën, kanë kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje, ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur menjëherë ku kanë bërë rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.

Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.

Rreth orës 07:15, në kushtet e ndricimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Nikoll Prendi, 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisё Pranё Gjykatёs së Shkallёs së Parё Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal