I dehuri rreh dhe lë pa ndjenja 53-vjeçarin, arrestohet teksa ikte me makinë

549
Një 28-vjeçar nga Vlora, i dehur, ka rrahur me grushta dhe shkelma për motive të dobta ndaj një burrë 53 vjeç dhe pasi e ka lënë pa ndjenja në rrugë, ka marrë makinën dhe ka ikur.
Ai quhet Martin Gërra dhe u arrestua nga Policia, pasi u ndoq prej saj. Nga kontrolli rezultoi se ishte i dehuri.
I lënduari nga ky sherr, K.B. u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, por jashtë rrezikut për jetën.
Materialet janë referuar në ngarkim të tij për veprat penale të ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 89 dhe 291/1 të Kodit Penal.
Sigal