I dehur në timon, 64-vjeçari aksidenton makinën, një i plagosur lehtë

568
Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 64-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka përplasur mjetin me një tjetër makinë.
Burime zyrtare bënë me dije se Skënder. Gj, banues në lagjen nr. 11 Durrës dje rreth orës 18:00 në aksin rrugorë Burrel-Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e kongrazhdit” u përplas me mjetin tip “Honda”, me drejtues shtetasin S.D, 33 vjeç, banues në Mat. Si pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S, 53 vjeç, banues në Mat.
NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve të Policisë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi :
Skënder. Gj, 64 vjeç, banues në lagjen nr. 11 Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 18:00 në aksin rrugorë Burrel- Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e kongrazhdit” duke drejtuar mjetin tip “benz” me targa DR 7585 C, në ndikimin e alkoolit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Honda”, me drejtues shtetasin S.D, 33 vjeç, banues në Mat, dhe si pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S, 53 vjeç, banues në Mat.
Shtetasit Skënder.Gj, i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, ku ka rezultuar me masën 0.72 mg/l.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”, parashikuar nga nenet 290 e 291. të Kodit Penal.
Sigal