I dashuruari marrëzisht, ther në fyt një 17-vjeçare

444
Ajo, 17 vjeçe, dhe aspak e bindur në dashurinë e tij. Ai 22 vjeç dhe i marrosur keq pas saj. Por, ndjenja e tij ishte larg vëmendjes së adoleshentes që nuk e përfilli duke e paguar shtrenjtë.
Adoleshentja 17-vjeçare, emigrante nga Shqipëria, ka mbetur e plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë nga djaloshi pesë vjet më i madh se vetja, komunikoi sot zyrtarisht Policia e Greqisë.
Vajza 17 vjeçe gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve, në situatë kritike.
Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin e krimit, një djalë 22 vjeçar nga Shqipëria.
Nga hetimet që publikoi sot Policia, një ditë më parë, në Krisopulis, lokalitet në Kavala, 22-vjeçari shqiptar ka rrëmbyer një thikë dhe me të ka qëlluar në fyt adoleshenten shqiptare.
“I riu qëlloi me thikë në fyt të miturën pasi më herët i kishte shprehur disa herë dashurinë dhe nuk kishte gjetur mbështetje prej saj. Në momente gjaknxehtësie ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur”, – tha policia lokale.
Menjëherë pas krimit, i riu u zhduk në drejtim të paditur. Por, disa orë më vonë është arrestuar nga policia lokale.
Sigal