I burgosuri thyen lejen, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Burgut “Ali Demi”

492
Sigal

Pas ngjarjes së ndodhur dje në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale  Ali Demi,  ku një i dënuar ka thyer lejen e marrë dhe nuk është kthyer në qelitë e burgut të vuante dënimin e mbetur, Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi ka urdhëruar menjëherë hetimin e lejes së dhënë dhe ka urdhëruar dje pezullimin nga detyra të Drejtoreshës së IEVP Ali Demi, Irena Çelaj. Astrit Dervishi është i dënuar me 1 vit burg për vjedhje duhet të ishte kthyer të martën në orën 13:00 në burg. I dënuari ka vuajtur 7 muaj dhe 27 ditë dhe i ngelen për të vuajtur 4 muaj dhe 3 ditë burgim. I dënuari ishte i pajisur nga Drejtoria e  Institucionit me leje shpërblyese të planifikuar për muajin gusht 2012, përkatësisht nga ora 09:00 e  datës 17.08.2012 deri në orën 13:00 datë 22.08.2012. Kjo ishte leja e dytë e të dënuarit. Ky i dënuar ka shkuar me leje shpërblyese dhe në muajin maj 2012, përkatësisht nga data 11.05.2012 deri në dt. 16.05.2012.