I burgosuri tenton vetëvrasjen në qeli

512
Një person ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e qelisë ku ndodhej prej disa kohësh, në burgun e Shënkollit në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.55 gjatë natës së lënë pas, ende pa zbardhur e marta.
Në ambientet e brendshme të burgut, në dhomën e tij, 44-vjeçari F.K., banues ne Zejmen Lezhë, dyshohet të jetë vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale.
Ai është u lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, nën kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë.
44-vjeçari ndodhej në qeli, pasi ndaj tij Gjykata e Lezhës në 14 korrik ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Sigal