I burgosuri në burgun e Peqinit shpërndante drogë nga qelitë

493
Sigal

Një i burgosur në burgun e Peqinit shpërndante lëndë narkotike nga qelia e tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kryer më 12 tetor kontrolle të ndryshme.

“Bazuar në informacionet e mbledhura në rrugë operative SHKBB ka organizuar një kontroll në IEVP Peqin në dhomën e të dënuarit A.D. Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa”, sqaron drejtoria.

Ndërkohë, gjatë një kontrolli në burgun e Vaqarit, u gjet një telefon celular.

“I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari”, thuhet në komunikatë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje do të intensifikojë punën operative për zbulimin dhe kapjen e sendeve të ndaluara në burgje në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme në këto institucione.