I arratisuri shqiptar për vjedhje 400 mijë euro, dalin pamjet ku u zbulua

162

Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku ndodhej një nga tre shqiptarët e arratisur nga burgu.

Operacioni për arrestimin e Gertian Vrushaj u bë gjatë orës 5 të mëngjesit me orën lokale.

Ai kishte arritur të arratisej nga stacioni policor i Argyroupolis, ndërsa ishte arrestuar nën akuzën e vjedhjes.

24-vjeçari u prangos në një shtëpi në Agia Marina Koropiou. Sapo vuri re praninë e policisë, ai fsheh në një raft rrobash dhe kur u zbulua, u përpoq të rezistonte.

“Ne kishim mbledhur informacione se 24-vjeçari ishte duke u fshehur në një shtëpi familjare në Koropi. Operacioni policor ishte i organizuar mirë dhe nuk la hapësirë për të shpëtuar”, tha policia.

Ndërkohë, në zhvillim është procesi për arrestimin e dy të shqiptarëve të tjerë.

Të tre kriminelët të akuzuar për 72 vjedhje, e me shumën e 400 mijë eurove u arrestuan pak ditë më parë. Ata u arratisën të mërkurën e kaluar nga rajoni i policisë, duke prerë hekurave e dritares dhe duke zbritur prej andej.