I arratisuri nga burgu grek, 5.4 vjet burg Ilir Kupës…për armë pa leje

464
Sigal

TIRANE – Gjykata e Tiranës, ka dënuar sot me 5 e vite e 4 muaj burg për amrëmbajtje pa leje, Ilir Kupën, shqiptarin e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi, dhe që aktualisht ndodhet në burgun 302.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata vendosi ta dënojë të shumëkërkuarin në Greqi, për akuzën e armëmbajtjes pa leje me 5 vjet e 4 muaj burg, e cila ju gjet në çantë gjatë arrestimit të tij, në 29 janar të këtij viti.