Hynë ilegalisht në Kapshticë, kapen 6 emigrantë klandestinë

427
Sigal

Policia kufitare në Kapshticë ka ndaluar 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë.

Mësohet se emigrantët klandestinë u kapën në vendin e quajtur ‘Lugina e Refugjatëve’, ndërkohë që 4 prej tyre ishin gra dhe 2 burra.

Raportohet se policia kufitare i ka dërguar emigrantët për kontroll në spitalin e Bilishtit dhe më pas ata do të transferohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.