Humbi gruan në aksident, policia arreston 54-vjeçarin që drejtonte mjetin

440
Policia ka vënë në pranga shtetasin Engjëllush Xhoshi, 54 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u aksidentua një ditë më parë në Gjirokastër, ku humbi jetën bashkëshortja e tij T.Xh, 45 vjeçe. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Makina tip “Renault” , me targa AA 029 DM, ku udhëtonte familja Xhoshi dhe një i afërm i tyte, u përplas me murin rrethues të një lokali në aksin rrugor Gjirokastër -Kakavijë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Sofratik”. Për pasojë humbi jetën shtetasja T.Xh, 45 vjeçe dhe janë dëmtuar S.Xh dhe K.L.
Sigal