Humbet jetën në vendin e punës, një shqiptar në Itali

454
Sigal

Një shqiptar nga Kosova humbi jetën në rrethana tragjike në portin e Ortonas në Itali, mesditën e djeshme.

60 vjeçari, i identifikuar me inicialet R.M, ishte duke punuar në kantierin detar kur një kontenier është shkëputur duke e zënë poshtë.

Megjithë ndihmën e parë të dhënë nga mjekët, shqiptari nuk ka mundur të shpëtojë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pak pas orës 14.00 në rrethana ende të paqarta.

Hetimet janë ndërmarrë nga Autoritetet italiane, përfshirë Prokurorinë Publike të Kietit si dhe Rojen Bregdetare.