Humbën jetën dy murgesha nga Kosova në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, përkatësisht Diana Mjeshtri dhe Luljeta Zefi

784
Sigal

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku në vendin e quajtur Krye Bushat u aksidentuan dy makina, ku humbën jetën 2 gra dhe mbetën të plagosur 5 persona të tjerë.

Sipas informacioneve më të fundit është bërë i mundur edhe zbulimi i identtitetit të plotë të grave që humbën jetën.

Ato janë dy murgesha nga Kosova, përkatësisht Diana Mjeshtri 45 vjeç dhe Luljeta Zefi 39 vjeç.

Ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur një tjetër murgeshë e identifikuar si Beta Mata, 32 vjeçe.

Sipas hetimeve paraprake mësohet se mjeti tip Fuoristradë ku udhëtonin katër persona ka goditur nga pas mjetin tip “AUD” me targë 778 RA ku udhëtonin tre murgeshat.