Humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me bordurën, humb jetën 58-vjeçari në Elbasan

108
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Një 58-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar teksa lëvizte me motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim, teksa 58-vjeçari me inicialet S.Xh, po lëvizte me motoçikletë.
Në një moment ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën në anë të rrugës.
Por përplasja ka qenë fatale për 58-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.