Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferi në Devoll dhe dy pasagjerët

431
Tre persona kanë mbetur të plagosur pak pas mesnate në Devoll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, teksa një mjet tip “Land Rover”, me targa AA 273 MG, me drejtues shtetasin E.M, rreth 28 vjeç, banues në Vranisht-Devoll, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, si edhe dy pasagjerët shtetasja I.M, rreth 22 vjeçe banuese në Bilisht, dhe shtetasi N.Xh, rreth 25 vjeç, banues në Koshnicë, në Devoll.

Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sakaq, po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sigal