Humb kontaktet me vëllain prej 1 muaji, apeli i të riut: U largua drejt Zvicrës, më ndihmoni ta gjej

484
I shqetësuar pasi ka humbur kontaktet me vëllain 18-vjeçar prej një muaji, një ri i ri nga Tirana i është drejtuar Policisë së Tiranës për ndihmë. Shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, ka bërë denoncim në Komisariatin nr.1 në kryeqytet, duke kërkuar që të njoftohen autoritetet në Zvicër për gjetjen e vëllait të tij.
Ai thotë se vëllai i tij 18-vjeçar, Adelajden H., 18 vjeç, është larguar nga Shqipëria më datë 9 tetor të këtij viti. Emirjoni tha para uniformave blu, se pas mbërritjes së vëllait të tij në Zvicër, ata kanë komunikuar normalisht për 8 ditë, por më pas telefoni i tij ka rezultuar vazhdimisht i fikur.
Sipas kallëzimit të të vëllait, që nga data 17 tetor kur ka qenë komunikimi i fundit me të, ai dhe familjarët e tij nuk dinë më asgjë për vendndodhjen e 18-vjeçarit.
“Shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 9 tetor 2017, është larguar për në Zvicër vëllai Adelajden H., 18 vjeç dhe më datë 17 tetor 2017, ka humbur kontaktet me të. Punohet përgjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet zyrtarisht nga Policia e Tiranës.
Sigal