Humb jetën turisti italian, mori ndihmën e parë në Durrës e Tiranë pas traumës që pësoi në kokë

112

Ka humbur jetën sot turisti italian, i cili pësoi traumë të rëndë në kokë pak ditë më parë, gjatë kohës që po udhëtonte me një anije turistike, ndërsa kalonte në ujërat shqiptare.

Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga krociera MSC Magnifica rreth 20 milje larg nga Durrësi.

Në ndihmë të turistit, erdhi një anije shqiptare, e cila e mori 33-vjeçarin nga krocera dhe e dërgoi në spitalin e Durrësit për kurim.

Për shkak të dëmtimeve që Matteo Sartori kishte pësuar në kokë, u dërgua në spitalin e Tiranës. Më tej ai është transportuar për në Itali ku dhe humbi jetën në një spital italian në Padova.

Turisti italian ishte duke udhëtuar me të dashurën me krocera, por është rrëzuar duke u dëmtuar shumë rëndë në kokë.

Ai ndërroi jetë gjashtë ditë nga aksidenti në korçere.

Një javë më parë Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga krociera MSC Magnifica rreth 20 milje larg nga Durrësi.

Një pasagjer kishte pësuar traume të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore.

Nga spitali i Durrësit, i sëmuri është transferuar për te Spitali i Traumës për trajtim të specializuar.