Humb jetën tragjikisht një shqiptar në Itali

900
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.
4 persona po udhëtonin me një automjet, por pas një aksidenti humbi jetën tragjikisht një i ri shqiptar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:30, përgjatë Via Emilia, në Diegaro të Cesenas.
Mediat vendase shkruajnë se të rinjtë janë të moshës nga 22 deri në 24 vjeç.
Viktima është 22-vjeçari shqiptar Mimo Nikolla, i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Forlimpopoli, ku kishte tezen e tij, e cila e kishte rritur dhe që sipas mediave fqinje Mikolla e vizitonte herë pas here.
Por vizita e fundit rezultoi tragjike për jetën e të riut.
Sigal