Humb jetën shqiptari në Greqi, goditet nga rrufeja

508
Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Sipas mediave vendase ditën e shtunë në Eordea, Kozan, 22-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një rrufe ndërsa kulloste bagëtitë.

Trupi i pajetë i të riut u gjet nga një tjetër shqiptar.

Ende nuk është zbuluar identiteti i shqiptarit, por pak orë më vonë humbi jetën edhe një shtetas grek, i goditur edhe ai nga rrufeja.