Humb jetën punonjësi i ndërtimit në kompleksin e vilave, policia fsheh ngjarjen

445
Sigal

Një punonjës ndërtimi mësohet se ka humbur jetën sot gjatë punës në Tiranë.

Ngjarja sipas burimeve të ‘MAPO-s” ka ndodhur në kompleksin e vilave “Long Hill’ në Sauk.

Punëtori është identifikuar si Shezai Ferhati.

Ai mësohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës.

Sipas gazetës ‘Mapo’, ngjarja është mbajtur e fshehur nga Policia dhe nuk është pasqyruar në komunikatën e Policisë.

Punonjësi ka humbur jetën sapo është paraqitur në Urgjencën e Sanatoriumit.

Vetëm dy javë më parë një tjetër punonjës humbi jetën në kantierin e ndërtimit të stadiumit   “Arena Kombëtare”.

Ngjarje e cila edhe kjo u mbajt e fshehtë nga Policia dhe u bë publik fillimisht nga ish-kryeministri Berisha.