Humb jetën një tjetër pushues i huaj në Ksamil, zbulohet arsyeja

111
Një turist nga Polonia ka humbur jetën ndërsa ka qenë me pushime në bregdetin e Ksamilit.
Sipas informacioneve të para nga policia, dje në qendrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët shtetasi polak F.S., 66 vjeç.
Mësohet se 66-vjeçari ka qenë me probleme kardiake dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihet ende nëse turisti e ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky nuk është turisti i parë i huaj që humb jetën në Shqipëri. Më herët një turiste ruse (16 vjeçe) humbi jetën në Ksamil pasi u godit për vdekje duke notuar në det nga një skaf. Ndërsa në Golem një turist sllovak humbi jetën duke u mbytur në det.