Humb jetën një foshnje 7 muajshe, dyshohet nga i ftohti

453
Një vajzë 7 muajshe është dërguar e pajetë në spitalin e Sarandës nga prindërit e saj dhe dyshohet se shkak ka qënë i ftohti.
Policia e njoftuar për ngjarjen ka mbërritur në spital por babai i fëmijës nuk ka pranuar që foshnjës t’i bëhet autopsia.
Dyshimet e para nga poliicia dhe mjekët janë se foshnja ka vdekur nga i ftohti. Foshnja 7 muajshme është fëmija i tretë i Misir Spahiut nga Dibra që jeton në fshatin Çerkovicë bashkia Finiq.
Sigal