Humb jetën një djalë i ri, dyshohet overdozë

413
Një djalë i ri ka humbur jetën sot paradite në rrethana ende të paqarta në Dibër, dyshimet e para janë për humbje të jetës nga një overdozë. Viktima është Altin Kurti nga fshati Zerçan i rrethit Bulqizë, duke cituar burime policore lokale. I riu u gjet në gjendje kritike për jetën dhe iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore të fshatit ku jetonte. Më tej ai është dërguar në spitalin e rrethit Bulqizë ku ka mbërritur i vdekur. Dyshimet e para janë se i riu kishte konsumuar sasi lënde narkotike dhe kjo mendohet të ketë kaluar në overdozë duke i marrë jetën të riut.
Sigal