Humb jetën në spital fëmija 2 vjeç që ra nga kati i 6-të i pallatit

593
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i një pallati.

Ngjarja ndodhi pranë urës Dervishbeg në Shkodër. Mësohet se fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u transportua menjëherë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht 2-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga rënia dhe ka ndërruar jetë teksa ndodhej në duart e mjekëve.