Humb jetën në krye të detyrës një punonjës i OSHEE, në Gjirokastër

391
Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tepelenë ka humbur jetën teksa punonte në një nga linjat e transmetimit të energjisë. Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se, 62 vjeçari ishte duke shtrirë linjën e tensionit, kur papritur rryma elektrike e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
62 vjeçari bashkë me kolegët e tjerë ka qenë duke shtrirë linjat e reja, ndërkohë që kolegët e kanë çuar në spitalin e qytetit por ai nuk ka mundur që ti shpëtojë plagëve të marra si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e policisë, të cilët janë duke hetuar rreth shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje.
Sigal