Humb jetën 37-vjeçari pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

405
Një 37-vjeçar në Durrës i ka dhënë fund jetës duke futur duart në korrent. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 37-vjeçari me iniciale G.M., banues në Durrës ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektrike në kabllon e frigoriferit, me vullnetin e tij dhe ka gjetur vdekjen.
Nuk dihen shkaqet e detyruan 37-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt të rëndë, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për “Shkaktim të vetëvrasjes”.
Sigal