Humb jetën 23-vjeçari, ra në kontakt me energjinë elektrike

424
Humb jetën 23-vjeçari, ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Babrru të Tiranës.
Mësohet se viktima, 23-vjeçari me iniciale E. E ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte në një furrë buke.
Atij i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën teksa po transportohej për në spital.
Sigal