Humb jetën 20-vjeçarja, ra nga kati i katërt i një pallati

64

Një 20-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur, rreth orës 07:05 në rrugën “Zef Jubani”, ku shtetasja me iniciale T.M ka rënë nga kati i 4 i një pallati. Përplasja ka rezultuar fatale për 20 vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake të bluve dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.