Humb jetën 16-vjeçari, e përplasi makina mbi trotuar

440
Sigal

Një 16-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident automobolistik, pasi u përplas nga një automjet.

Adoleshenti ishte duke ecur në trotuar kur automjeti që drejtohej nga një grua 40-vjeçare, doli nga rruga dhe hipi mbi trotuar, duke goditur 16-vjeçarin, që humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ischia, Napoli, ku 16-vjeçari kishte shkuar për të vizituar motrën e tij.

Drejtuesja e mjetit është arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes rrugore.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesja e mjetit humbi kontrollin në një kthesë, ku fillimisht me makinën e saj u përplas me një automjet, pastaj hipi mbi trotuar ku përplasi 16-vjeçarin dhe u ndal duke u përplasur me murin.

Rapotohet se drejtueses së mjetit i ishte pezulluar patenta më parë për 1 vit, pasi kishte shkaktuar një tjetër aksident me vdekje.