Horror në Tiranë, 40 vjeçari masakrohet me mjete të forta

561
Një 40 vjeçar është masakruar me mjete të forta në rrugën “Besim Alla”, në Tiranë.
Burri 40 vjeçar identiteti i të cilit nuk dihet ende është rrahur brutalisht me mjete të forta duke i prerë dhe veshin.
Banorët të tmerruar rrëfejnë se teksa i plagosuri zbriste nga shkallët e pallatit gjaku i rridhte pa pushim por askush nuk i afrohej.
“O zot nuk mund ta besoj nëse është e vërtetë apo jo, veshi i tij ishte i varur, pallati ynë është i lyer gjithë gjak lajmërova ambulancën sepse ishte shume keq, shpresoj të vij në vetë. Mbaj mend që pëshpëriste nje emër, mendoj se mos ndoshta e ka dhunuar vëllai pasi ai është i sëmurë mendor” është shprehur një banore e pallatit.
“Gjendja u bë akoma më e rënduar pasi 40 vjecari humbi ndiejat edhe asnjë nuk i afrohej madje as edhe të afërmit e tij siç duket kanë dashur ta vrasin” thotë administatori i pallatit A.L.
Ndërkohë mësohet se i plagosuri është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.


Sigal