Horror në Këlcyrë, i sëmuri mendor i pret kokën me thikë 66-vjeçarit

512
Një ngjarje horror ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Këlcyrës, ku një 30 vjeçar i ka prerë kokën me thikë bashkëfshatarit të tij 66-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Uji i Mirë” në njësinë administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë. Sipas policisë Alban Voda, 30 vjeç, i ka prerë kokën me mjete prerëse (thikë) shtetasit N.H., 66 vjeç.
Autori dyshohet se vuante nga çrregullime mendore, ndërsa e u shoqërua në Komisariatin e Policisë Përmet për t’u marrë në pyetje.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Sigal