Horror në Dajt, qeni i bariut zbulon kufomën e një burri. Të afërmit shkojnë në morg

401
Një ngjarje horror ka ndodhur dje në Dajt. Një kufomë e dekompozuar është gjetur në fshatin Priskë. Nga këqyrja paraprake në vendin e ngjarjes, mësohet se kufoma është e seksit mashkull, ndërsa mosha është e papërcaktuar. Kufoma është gjetur dje nga një bari në vendin e quajtur “Zabel”, ndërsa është transportuar pranë morgut ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për identifikim. Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është konstatuar nga bariu i zonës, pasi qeni i tij po gërmonte në vendin ku u gjet. Viktima rezulton të ketë vdekur 6 muaj më parë. “Akoma nuk kemi të konfirmuar shkaqet e vdekjes”,­ thotë zyrtarisht policia, por shton se “kufoma e gjinisë mashkull, ka mbi 6 muaj që ka humbur jetën”.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme. Sipas burimeve, janë marrë gjurmët e gishtërinjve të kufomës. Ndërkaq, pas njohjes me këtë lajm, të afërmit e Enver Stafukës, i cili është rrëmbyer në shkurtin e vitit të kaluar në Fushë­-Krujë janë paraqitur në morgun e Tiranës, pasi dyshonin që kufoma të ishte ai. Pai kanë këqyrur trupin, familjarët nuk e kanë identifikuar atë si të të Enver Stafukës. Kjo ka rrëzuar dyshimet se mund të bëhej fjalë për personin e rrëmbyer në shkurt të vitit 2015­s, i cili ka qenë i përfshirë në atentatin që iu bë kryekomisarit Dritan Lamaj.
Sigal