Holandë: Përleshje masive mes shqiptarëve, me armë dhe thikë

463
Policia është ende në kërkim të autorëve të plagosjes së tre shqiptarëve në Roterdam. Në një sherr masiv mes shqiptarëve të ndodhur në një lokal tre meshkuj u plagosen me thikë dhe armë zjarri. Sherri nisi rreth orës 23:00, kur lindi një mosmarrëveshje ndërmjet personave të ndryshëm në kafenenë “De Markt”. Dy persona të cilët u plagosën në dorë dhe në krah dhe u larguan me vrap pas incidentit. Ata u arrestuan në afërsi të kafenesë.
Një i tretë u plagos rëndë, ai kishte një plagë me armë zjarri në fytyrën dhe një plagë me thikë në bark. Ai u arrestua të nesërmen, por u lërua më vonë. Dy të dyshuarit janë ende të burgosur dhe akuzohen për vrasje me paramendim apo vrasje. Kundrejt tyre është kërkuar ndërkohë dënim prej 3 dhe 6 vite burg.
Grindja lindi ndërmjet njërit prej e dyshuarve dhe të birit të viktimës. Arsyeja e grindjes është akoma e panjohur. Nga incidenti janë në dispozicion imazhe. Policia po kërkon ende autorin që ka qëlluar me armë dhe autorin që ka goditur me thikë. Incidenti ka ndodhur në qershor të këtij viti, ndërsa së fundmi policia ka publikuar dhe pamjet e sherrit të ndodhur në lokal. 
Sigal