HISTORIA/ Shqiptari qëllon me grusht shefin e gruas, gjykata e dënon me 1 vit burg

8
Një ditë më parë një shqiptar, i quajtur Edmond C. është dënuar nga gjykata e Leçes me 1 vit burg për dhunë, pasi kishte goditur me shpullë shefin e gruas së tij, i cili prej kohësh nuk i jepte rrogën.
Duke qenë se për të njëjtën akuzë ai ishte arrestuar para dy vitesh në Shqipëri, gjyqtari urdhëroi lirimin e shqiptarit.

“Deri në fillim të 2015-ës, punoja në restorantin Da Giovanna a Costa Masnaga”, kështu deklaroi bashkëshortja e shqiptarit e thirrur si dëshmitare.
“Punova atje deri sa aktiviteti u mbyll. Me pronarin rashë dakord që do më kalonte në llogarinë time 70% të parave që duhet të më jepte, gati 14 mijë euro. Unë e besova, se kisha pasur raport të mirë me pronarin, ndonëse bashkëshorti im më tha se ato para nuk do t’i kisha parë ndonjëherë me sy”,- shtoi gruaja.
Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja tha para gjykatësit se sa herë i kishte kërkuar ish-shefit paratë e punës së saj, ai nxirrte ndonjë pretekst të ri dhe se kjo situatë zgjati për rreth një vit.
“Në muajin maj të 2016-ës unë dhe burri im shkuam tek hoteli ku punonte ish-shefi. Sapo na pa nuk na priti mirë, na u drejtua me fjalë të rënda. Në mes të debatit burri nuk duron më dhe e ka qëlluar me një shpullë. Nuk kam vështirësi të pranoj se ai ka gabuar, por ju siguroj se e ka qëlluar një herë të vetme”,tha ajo.
Gruaja madje shtoi se deri më tani ka arritur të marrë vetëm gjysmën e parave nga ish-shefi.
Ndërsa avokati i italianit që e çoi drejt burgut shqiptarin, kërkoi dënim me 1 vit e 8 muaj burg, gjykatësi la në fuqi dënimin me 1 vit dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të shqiptarit që prej dy vitesh priste të dilte në gjyq.