Hiqet kujdestaria e fëmijëve për dhunuesit në familje

541
Urdhrat e mbrojtjes do të jenë të formës së prerë, pa të drejtë ankimimi. 
Avokatët dhe ekspertiza do të jetë falas për viktimat e dhunës në familje, ndërsa dhunuesi do të humbasë të drejtën e kujdestarisë. Këto janë disa nga propozimet kyçe të Ministres së Mbrojtjes Sociale dhe asaj të Drejtësisë për ndryshimet e ligjit ndaj dhunës në familje.
Urdhrat e mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje do të lëshohen brenda 15 ditëve, do të jenë i formës së prerë pa të drejtën e ankimimit dhe dhunuesi humbet kujdestarinë e fëmijëve.
Rastet e shumta në familje, seancat e gjata të pajtimit apo zvarritjet e urdhrit të mbrojtjes kanë bërë që Ministria e Mbrojtjes Sociale, ajo e Drejtësisë, organizatat në mbrojtje të të drejtave të grave dhe shoqëria civile të kërkojnë ndërhyrje në ligjin për masat e dhunës në familje.
Manastirliu: Duhet të sigurohemi me ligj se procesi i ankimimit të vendimeve për urdhër mbrojtje për gratë e dhunuara nuk do të zvarritet as edhe një orë, se ajo orë mund të jetë ora vendimtare. Gjykata do të duhet të vendosë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kërkesës. Për herë të parë në urdhrin e mbrojtjes për nënën automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë drejtpërdrejtë.
Viktimat e dhunës në familje do të kenë asistencë ligjore, avokat falas nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore.
Manastirliu: Është parashikuar qartësisht detyrimi i të gjitha organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize të rasteve të dhunës në familje ndërsa shpenzimet e ekspertëve, mjekë ligjorë, psikologë apo të tjerë ekspertë të thirrur nga gjykata dobtë paguhen nga dhunuesi.
Gjonaj: Nuk duam kurrsesi që si rasti i gjyqtares Fildes Hafizi që u vra pak muaj përpara nga bashkëshorti i saj të përsëriten.
Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017 janë regjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje nga të cilat 1940 kërkesa u regjistruan për urdhër mbrojtje.
Për fat të keq, 11 persona, 8 prej të cilave gra, humbën jetën.
Sigal