Himarë, pranga 4 shtetasve nga Shkupi, akuzohen për vjedhje dhe moskallëzim krimi

480
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 4 persona nga Shkupi me akuzën e vjedhjes. Sipas bluve të qytetit bregdetar njëri prej personave ka kryer veprën penale të vjedhjes, duke përdorur dhunën fizike, ndërsa shokët e tij nuk e kanë deklaruar akttin kriminal.

Katër shtetasit e arrestuar janë: Jetmir Emini 18 vjeç, Nafidan Mifturi 19 vjeç, Nimetulla Ferati 20 vjeç dhe Shaip Ferati 24 vjeç. Të rinjtë u arrestuan në Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, ku Jetmir Emini ka goditur me grushta 25 vjecaren E.S dhe më pas i ka marrë nga qafa dy varse floriri. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për veprën të vjedhjes me dhunë dhe moskallëzim të krimit.
Sigal