Himarë/ 35-vjeçari vetëvaret me litar, si e gjetën familjarët në përrua

568
Një 35-vjeçar i ka dhënë fund, duke u vetëvarur me litar afër një përroi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:50, në fshatin Tërbaç të Himarës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin E.B,. Kanë qenë familjarët ata që kanë parë skenën e tmerrshme, ndërsa më pas kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së këtij shtetasi.
Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal