Hidhet nga një vinç në mes të Tiranës, humb jetën shtetasi anglez

50
Një djalë i ri i ka dhënë fund jetës në rrethana të paqarta, pasi është hedhur nga lartësia e një vinçi pranë një pallati në ndërtim, në qendër të Tiranës. Viktima është identifikuar dhe është shtetasi Dimo Dralle, 25 vjeç, lindur e banues në Gjermani. I ndjeri kishte ardhur në Shqipëri me nënën e tij shqiptare, për të kaluar disa ditë pushimesh. Depresioni për shkaqe ende të paqarta, dyshohet të ketë sjellë aktin vetëflijues bërë publikisht në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 20.15 në rrugën “Xhorxh Bush” në qendër të Tiranës, pranë ish selisë së Partisë Demokratike. Pamjet e mëposhtme, tregojnë momentet pak pas ngjarjes teksa viktima ka rënë poshtë pallatit, në rrugë, duke gjetur vdekje të menjëhershme. I ndjeri, i moshës rreth 25-30 vjeç, u hodh nga kati i tetë i pallatit. Dyshimet e policisë janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje për shkaqe që nuk janë të qarta. I riu u ngjit tek vinçi që gjendej pranë pallatit në ndërtim dhe pasi qëndroi pak çaste në majë të tij u hodh duke pësuar vdekje të menjëherëshme. Policia thotë se po punohet për të bërë identifikimin e të ndjerit. Telefoni i viktimës u sekuestrua nga policia. Trupi i të ndjerit është tërhequr për t’u dërguar në morg tek Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pak para se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga lartësia, i riu ka komunikuar në anglisht me disa persona të rastësishëm si dhe me një punonjës policie në vendngjarje dhe më tej është ngjitur për të kryer aktin vetëflijues.