Hidhet nga kati i 5-të, humb jetën 29-vjeçari

425
Një shtetas 29-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Burime nga policia thanë se rreth orës 06:40 të mëngjesit, është marrë njoftimi se është gjetur një person i pajetë në lagjen “4 Heronjtë”. Menjëherë Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur pranë një pallati në lagjen “4 Heronjtë”, ku në hyrjen e këtij pallati është gjetur i shtrirë në tokë një person i pajetë (i vdekur), për të cilin Policia bëri të mundur identifikimin e tij dhe rezulton të jetë shtetasi Arian Diamanti, 29 vjeç, banues në Vlorë. Dyshohet që ky shtetas mund të jetë hedhur nga kati i 6-të i këtij pallati për shkak të depresionit. Sipas familjarëve, ky shtetas kishte probleme dhe vuante nga depresioni, pasi ishte kuruar disa herë në shtetin Grek për këtë problem. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal