Hidhen në greminë për ti shpëtuar policisë, humbin jetën dy shqiptarë

465
Dy shqiptarë të moshës 33 vjeç e 35 vjeç kanë humbur jetën duke u hedhur në një greminë pas ndjekjes për disa orë nga policia italiane.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Civita Castellana në provincën e Viterbos. Dy shqiptarët njiheshin si autorë të vjedhjeve të ndryshme e policia italiane i ka identifikuar falë shënjave dixhitale të gishtërinjve. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, e sipas policisë italiane dy shqiptarët pasi kishin kryer disa vjedhje në komunën Colle Salomono janë larguar në bordin e një automjeti të vjedhur muajin e kaluar në qytetin e Peruxhias. Të ndjekur e të rrethuar nga forcat e policisë italiane, ata kanë braktisur makinën e janë hedhur nga një lartësi e lartë poshtë një gremine. Sipas forcave të rendit në greminë nga kjo lartësi janë hedhur tre persona, por vetëm dy prej tyre, kanë vdekur menjëherë.
Sigal