Heroi i kohëve moderne/ Trupi i fierakut mbërrin në banesë. Kush është ministri që merr pjesë në varrim

577
Trupi i pajetë i Agur Vrenozit, i cili humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë nga grabitësit ka mbërritur pranë familjarëve në qytetin e Fierit, aty ku ai do të prehet.
Trupi i 54-vjecarit është tranportuar nga Spitali i Traumës në Tiranë për në qytetin e Fierit rreth orës 13:00, ndërsa në orën 15:00 do të bëhet varrimi në varrezat e Radostinës.
Mësohet se në varrim pritet të marrë pjesë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Agur Vrenozi është cilësuar si heroi i kohëve moderne, pasi ndërhyri për të ndaluar autoret e armatosur që po grabisin një pikë këmbimi valutor në Fier.
Ngjarja: 
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:55 ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë së Exhange pranë “Zogut të Zi” në Fier. Ata kanë plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe 53-vjeçarin Agur Vrenozi, pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor, i cili ndërroi jetë në spital. Grabitësit kanë qëlluar dhe janë larguar me një makinë tip “Benz” me targa AA879JG, ku i priste bashkëpunëtori i tyre, por janë arrestuar 90 minuta pas ngjarjes.
Sigal