Helmohen tre nxënës dhe një punonjëse policie, pasi plas bombula e fikjes së zjarrit

457
Sigal

Tre nxënës dhe një punonjëse policie janë helmuar si pasojë e plasjes së një bombule që shërben për fikjen e zjarrit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në shkollën “Vasil Kanani” në Elbasan.

Shkak për helmimin ka qenë rënia e bombulës së zjarrëfikëses e cila ka  çliruar përbërjen që ka në brendësi, çka ka çuar në helmimin e nxënësve.

Nxënësit janë dërguar në spital për trajtim të specializuar dhe  janë rikthyer sërish në shkollë.

Bombula është lëvizur nga pakujdesia e një nxënësi çka ka bërë që policja të futet në klasë me qëllim për ta nxjerrë atë jashtë.