Helmohen 10 persona në një restorant në ish-Bllok, nisin hetimet

46
Plot 10 persona janë helmuar në një restorant në ish-Bllok në Tiranë dhe për këtë arsye janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur sot në drekë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen. Gjithashtu, janë marrë masat për mbylljen e aktivitetit të restorantit në fjalë, deri sa të sqarohen rrethanat e ngjarjes. Të helmuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohen në spital.