Hajduti nga Lushnja arrestohet në taracën e pallatit

600
Një hajdut nga Lushnja është arrestuar duke vjedhur në taracën e një pallati në qytetin e Elbasanit.
Eduart Ademi, 37 vjeç banues në Lushnje, njoftoi Policia, u kap gjatë natës në Lagjen “11 Nëntori” të Elbasnait, në taracën e pallatit, kur po tentonte të vidhte tubat metalike të kondicionerit në pronësi të shtetasit A.Ll., 36 vjeç banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.
Sigal