Hajdutët thyejnë bankomatin, vjedhin paratë e bankës

550
Sigal

Gjatë orëve të vona të natës, persona ende të paidentifikuar kanë arritur të grabisin një shumë parash nga një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet, duke thyer bankomatin e saj.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 04:10 minuta në Rrugën e Dibrës, ndërsa më tani nuk është përcaktuar ende shuma e parave që kanë arritur të grabisin autorët.
Mësohet se grupi hetimor që ndodhet ende në vendngjarje po punon edhe për identifikimin e kapjen e tyre.