Hajdutët shqiptarë si Spider Man: Hidhen nga shtylla brenda dyqanit të bizhuterive, por i pret… ‘supriza’

576
Policia italiane në Ravenna ka arrestuar dy të rinj shqiptarë që natën që shkoi kanë tentuar të hyjnë brenda një dyqani bizhuterie në rrugën Sant’Alberto 33: “Outlet Dell’Oro”
Dyqani i bizhuterive është brenda një zonë të madhe të një kompleksi godinash banimi dhe hajdutët, si Spider Man, për të hyrë brenda janë ngjitur në një shtyllë ndriçimi publik të vendosur në anën e pasme të ndërtesës deri në një lartësi prej 7 metrash dhe pastaj janë hedhur brenda zonës së godinave.
Me sëpatë, dy të rinjtë kanë thyer një dritare duke menduar dyqani i bizhuterive ishte përmatanë. Por, në vend të kësaj, ata e gjetën veten brenda sallës së hyrjes së godinës, ku agjentët e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kuesturës ishin duke i pritur.
Një nga dy të arrestuarit që banonte në qytet u kontrollua në shtëpinë e tij dhe policia i gjeti 40 gr marihuanë.
Sot ata do të dalin nga Gjykata.
Sigal