Hajdutët dëmtojnë ambjentet e Katedrales së Korçës, largohen pasi vjedhin paratë e arkës

506
Sigal

Gjatë orëve të natës së djeshme katedralja në qendër të qytetit të Korçës është vjedhur.

Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e Katedrales dhe kanë dëmtuar ambjentet e brendshme.

Pasi kanë marrë paratë e arkës, hajdutët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.